Sonila Mesareja
Konstatimi/ Ekspertët mjedisorë: Mungon monitorimi, vlerësimi mjedisor, bashkëpunimi dhe buxheti
Kemi ligje të mira, por për fat të keq nuk ka zbatueshmëri sa dhe si duhet. Ky konstatim reflektohet në takime dhe tryeza të ndryshme nga shqiptarë dhe të huaj kur diskutohen problematika të hasura në vendin tonë për sektorë të ndryshëm. Një prej fushave ku ka në fakt ligje të mira, por jo zbatueshmëri sa duhet, është edhe mjedisi. Madje, kjo është theksuar edhe në progres-raportin e BE-së për vitin 2014, ku në një prej kapitujve zinin një vend të rëndësishëm edhe problemet e rënda në fushën e mjedisit dhe ndryshimet klimatike. Sipas ndërkombëtarëve, në fushën e mjedisit nevojitet më shumë punë për harmonizimin e legjislacionit horizontal, sidomos me Direktivën e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe Direktivën mbi Krimin Mjedisor. Vazhdoni me leximin e “Mungesa e zbatimit të ligjit sjell shkatërrim të mjedisit”