Gjermani që mbron Vjosën: Do t’i bëj presion Ramës

Ervin Postoli
Gjithë jetën e tij e ka kaluar në mbrojtje të lumenjve, ndërsa së fundi ka kthyer sytë nga Shqipëria. Që në momentin e parë që pa Vjosën, u surprizua pas këtij lumi e u angazhua se do e mbrojë nga shkatërrimi që i kanoset prej ndërtimit të 8 hidrocentraleve. Ulrich Eichelmann, një shtetas gjerman, i cili së fundi është nderuar edhe me një çmim ndërkombëtar për mbrojtjen e natyrës, në këtë intervistë tregon planin që ka për ngritjen e një Parku Kombëtar përgjatë luginës së Vjosës. Përfaqësuesi i organizatës “River Watch”, fundin e vitit që kaloi ua kushtoi takimeve me banorët e Përmetit e Çarshovës, duke u shpjeguar rëndësinë e kësaj pasurie të rrallë natyrore. “Vjosa është një ndër lumenjtë e vetëm të egër të mbetur në Evropë e si i tillë duhet mbrojtur”, thekson ndër të tjera ai. Vazhdoni me leximin e “Gjermani që mbron Vjosën: Do t’i bëj presion Ramës”

Advertisements

Tirana dhe Elbasani me ajrin më të ndotur

Erikleda Dorezi

Shkaktarët: Trafiku, infrasruktura rrugore dhe punimet

Mjeket japin alarmin, 7 milion vdekje në vit

Ndotja e ajrit në vendin tonë vijon të jetë në nivele të larta, duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve. Sipas statistikave të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Tirana dhe Elbasani janë dy nga qytetet më të ndotur në Shqipëri. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Julian Beqiri thotë se grimcat e ngurta në ajër dhe pluhuri kanë si burim kryesor trafikun e rënduar, infrastrukturën e rrugëve dhe ndërtimet. Madje duke iu referuar ndërtimeve në kryeqytet, punimet për sheshin Skënderbej në 2010 dhe ato që kanë nisur në shtator të 2016 kanë shkaktuar pluhur në Kryeqytet. Madje duke sjellë edhe probleme në frymëmarrje, sidomos tek moshat e reja dhe të moshuarit.  Vazhdoni me leximin e “Tirana dhe Elbasani me ajrin më të ndotur”

Shqipëria përballë sfidës për të importuar mbetjet, mungojnë kapacitetet

Endrit Habilaj

Teksa javën e kaluar në parlament u votua ligji për importin e mbetjeve të riciklueshme, pikëpyetje të mëdha ngrihen nëse Shqipëria ka kapacitete e duhura për të kontrolluar këtë aktivitet. Kryeministri Edi Rama, gjatë një diskutimi me shoqatën e ricikluesve u shpreh se doganat tashmë janë më të sigurta se 3 vjet më parë, ndërkohë që është rindërtuar edhe një laborator që do të bëjë ekzaminimin e mbetjeve urbane.

“Është ulur poroziteti në dogana sipas raportit të KE-së. Mbetjet do të importohen nga 3 pika doganore, ndërsa fillimisht do të nisë nga Dogana e Durrësit. Kemi edhe një laborator modern tek AKM, ku stafi është i trajnuar nga Interpoli, Europoli etj”- u shpreh nga salla e kryeministrisë, Edi Rama. Vazhdoni me leximin e “Shqipëria përballë sfidës për të importuar mbetjet, mungojnë kapacitetet”

Albert Einstein: Ambienti është çdo gjë që nuk jam unë

Edjona Dervishi

-Mbeturinat hidhini tek koshi, mbani pastër mjedisin ku jetoni. Besoj për të gjithë kjo ka qenë fjalia që dominonte në çdo orë mësimi gjatë shkollës fillore. Madje ndonjëherë edhe orën e fizkulturës e shfrytëzonim për të pastruar vullnetarisht ambientin përreth, në këtë mënyrë përçonim edhe mesazhe tek ata që na shihnin. Këto fragmente nga fëmijëria dhe mësimet për të mbajtur pastër mjedisin që na rrethon, më vijnë ndërmend jo kur hedh qesen e mbeturinave në kosh, por kur nëpër ekrane shoh që në ditë të caktuara sensibilizuese për këtë kauzë, diplomatë të huaj të akredituar në vendin tonë që vullnetarisht dalin në terren dhe pastrojnë Shqipërinë tonë. Ironia qëndron diku më tej, kur sheh që tanët rrinë me duar në xhepa dhe i shohin. Vazhdoni me leximin e “Albert Einstein: Ambienti është çdo gjë që nuk jam unë”

Mbetjet spitalore, subjektet pa leje në Vlorë ju shpëtojnë gjobave

Avushe Zhuka

Çdo muaj në Vlorë gjenerohen rreth 3 mijë kg mbetje. Shumë prej subjekteve shëndetësore nuk kanë lidhur kontrata për trajtimin e mbetjeve, ndërsa nuk deklarojnë as sasitë që nxjerrin nga aktiviteti i tyre. Inspektoriati i Mjedisit: Nuk kemi marrë masa pasi subjektet kanë qenë të painformuara. Ja çfarë ndodh me trajtimin e mbetjeve spitalore në Vlorë që nga institucionet publike e deri te ato private

Sasia totale e mbetjeve të rrezikshme spitalore që gjenerohen nga subjektet që ofrojnë shërbime shëndetësore në qytetin e Vlorës nuk ka arritur ende të vlerësohet dhe matet me saktësi. Vazhdoni me leximin e “Mbetjet spitalore, subjektet pa leje në Vlorë ju shpëtojnë gjobave”

Plazhet e Vlorës të ndotura nga mbetjet urbane

Avushe Zhuka

Raporti i Agjencisë së Mjedisit tregon se cilat janë plazhet që nuk duhet të frekuentohen për t’u larë në bregdetin e Vlorës duke kërkuar nga pushteti vendor që të marrë masa për përmirësimin e situatës. Krahas detit, Vlora vuan edhe nga ndotja e ajrit si dhe ajo akustike

Gjendja e mjedisit në zonën e Vlorës vazhdon të jetë problematike. Raporti “Monitorimi i gjendjes së mjedisit, viti 2014” i publikuar pak ditë më parë në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit e rendit bregdetin e Vlorës si një nga zonat me ndotjen më të lartë të plazheve. Shkak për këtë është bërë mostrajtimi i mbetjeve urbane të cilat shkarkohen në det. “Në zonën bregdetare shkarkimi i mbetjeve urbane nëpërmjet hidrovoreve ka sjellë ndotjen e ujërave të detit në zonat ku ata shkarkojnë. Vazhdoni me leximin e “Plazhet e Vlorës të ndotura nga mbetjet urbane”

Kurthi legjislativ për importin e mbetjeve, rreziku që shohin ekspertët

Armand Bajrami

Më 30 gusht të këtij viti në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një projektligj i cili parashikon ndryshime në ligjin “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve” duke legalizuar importin e mbetjeve nga jashtë vendit, vetëm me përjashtim të atyre të cilat janë të rrezikshme. Projektligji duket sipërfaqësor në specifikimin e “mbetjeve të rrezikshme” pasi materiali i ndryshuar nuk ka asnjë kriter shtesë kategorizues të mbetjeve që mund të quhen të rrezikshme. Por ajo që e bën më të dyshimtë praktikën parlamentare me të cilën po punohet për këtë ligj, është fakti se ai është parashikuar të votohet në 22 shtator duke ngushtuar kohën e diskutimit publik dhe parlamentar të çështjes. Vazhdoni me leximin e “Kurthi legjislativ për importin e mbetjeve, rreziku që shohin ekspertët”

Lumi Shkumbin po degradon nga ndotja, por të rinjtë bëhen së bashku për ta shpëtuar!

Arlis Alikaj

Të gjitha mbeturinat e Qarkut Elbasan depozitohen sot në lumin Shkumbin. Ne vëzhguam një pjesë të tij, atë që e përshkruan situatën si më problematike, qytetin e Librazhdit. Aty situata përshkruhet si alarmante duke e kthyer Librazhdin në zemrën e hedhjes së mbeturinave pa kriter nga banorë të ndryshëm. Në rrjedhën e këtij lumi, gjen plehra nga më të ndryshmet që nga ato më të rëndat dhe me rrezik për popullatën siç janë mbetjet spitalore e deri te mbetjet industriale të hedhura nga makineri të ndryshme gjatë natës në këtë lumë. Mbeturinat kanë mbuluar brigjet e lumit duke krijuar një vatër infeksionesh për banorët sidomos për fëmijët që luajnë pranë tij. Kjo vë në rrezik shëndetin e tyre por edhe mjedisin i cili, dita-ditës po degjeneron. Vazhdoni me leximin e “Lumi Shkumbin po degradon nga ndotja, por të rinjtë bëhen së bashku për ta shpëtuar!”

HEC-et dhe shpyllëzimi kërcënojnë me ‘zhdukje’ Parkun Kombëtar të Shebenik Jabllanicës…

Arlis Alikaj

“Rajoni të cilit i kushtohet ky artikull, është  Parku Kombëtar i Shebenikut pranë qytetit të Librazhdit. Është quajtur si mushkëria e Shqipërisë së Mesme. Është një zonë  e mbrojtur dhe ofron larmirshmëri turizmi, sidomos atë malor. Ka varietete të mrekullueshme për t’u vizituar që mund të linin pa fjalë cilindo vizitor ngado që të vinte, aq sa do ta bënte “ziliqar’’ për atë bukuri që nuk e kishte në vendin e tij’’.

Parku kombëtar Shebenik-Jabllanicë ndodhet në brezin e gjelbër të Evropës dhe është pjesë e një zone të gjerë dhe komplekse gjeografike. Vazhdoni me leximin e “HEC-et dhe shpyllëzimi kërcënojnë me ‘zhdukje’ Parkun Kombëtar të Shebenik Jabllanicës…”

Kultura e gjelbër

Ani Bajrami

  • Perceptimet kulturore mjedisore ndër shqiptarë
  • Gazetaria mjedisore si njohje dhe angazhim për ruajtjen e ekosistemeve
  • Përcjellja e informacionit të gjelbër në media
  • Inteligjenca ekologjike dhe nevoja e përmirësimit

Në një nga anketimet e kryera në vitin 2008, si pjesë e një studimi mbi dijet etno-ekologjike dhe folkbiologjike te shqiptarët, u kërkoja të anketuarëve të rendisnin sipas rëndësisë, nga shkalla 1 deri në 6, gjashtë problemet kryesore të mjedisit: prania e mbeturinave në qytet, zënia e tokës me ndërtime, prerja e pyllit, shkretimi i tokës, ndotja e ajrit nga makinat dhe humbja e diversitetit biologjik. Vazhdoni me leximin e “Kultura e gjelbër”