HEC-et dhe shpyllëzimi kërcënojnë me ‘zhdukje’ Parkun Kombëtar të Shebenik Jabllanicës…

Arlis Alikaj

“Rajoni të cilit i kushtohet ky artikull, është  Parku Kombëtar i Shebenikut pranë qytetit të Librazhdit. Është quajtur si mushkëria e Shqipërisë së Mesme. Është një zonë  e mbrojtur dhe ofron larmirshmëri turizmi, sidomos atë malor. Ka varietete të mrekullueshme për t’u vizituar që mund të linin pa fjalë cilindo vizitor ngado që të vinte, aq sa do ta bënte “ziliqar’’ për atë bukuri që nuk e kishte në vendin e tij’’.

Parku kombëtar Shebenik-Jabllanicë ndodhet në brezin e gjelbër të Evropës dhe është pjesë e një zone të gjerë dhe komplekse gjeografike. Ky park është një zonë me bukuri të rralla natyrore ku gjenden disa nga peizazhet malore më madhështore dhe befasuese në tërë Ballkanin.

Ai shtrihet përgjatë luginës së lumit Shkumbin në lartësinë 2200 m mbi nivelin e detit. Parku është habitat i ariut të murmë, ujkut, dhisë së egër, derrit të egër etj. Në ujërat e ftohta rritet trofta e kuqerremtë. Zona dallohet për florën e pasur dhe shumë të larmishme, për kushtet e përshtatshme të terrenit dhe formave të tyre të shumta gjeologjike e gjeografike. Ndër llojet e bimësisë mund të përmendim: ahun, lajthinë, çajin e malit etj. Në këtë park është i zhvilluar turizmi malor. I nxitur nga bukuritë natyrore të Shebenikut . Gjithashtu s’mund të lëmë pa përmendur liqenet akullnajore, të cilat ndodhen në Fushë-Stude dhe në Shebenik dhe që janë destinacione të njohura të turizmit malor nga turistë vendas por dhe të huaj. Një ndër karakteristikat e banorëve të zonës është mikpritja në stanet dhe shtëpitë e fshatrave, ku mund të shijoni ushqimin bio dhe produktet e freskëta të mishit apo një gotë dhallë të ftohtë nga qumështi i freskët i lopës. Kohët e fundit kjo zonë është futur në guidat turistike të Shqiperisë si një ndër destinacionet e preferuara të turizmit malor nga ata që e kanë provuar.

Ky është një rajon i mbrojtur me ligj. Ja vendimi i cili e vërteton këtë:

Detajet e Aktit

Titulli:                                          Për shpalljen “Park Kombëtar” të ekosistemit natyror Shebenik-Jabllanicë

Tipi i Aktit:                                  Vendimi KM

Numri i Aktit:                             640

Statusi iAktit:                            Në fuqi

Data e Aktit:                              21.05.2008

Data e aprovimitteAktit:        11.06.2008

Numri i neneve:                         —

Numri i fletores zyrtare:          87

Data e fletores zyrtare:          11.06.2008

Aktiviteti:                                     Park Kombëtar

Propozuar nga:                          —

Përshkrimi i Aktit:                    Këshilli i Ministrave shpall “Park Kombëtar” ekosistemin natyror

.                                                    Shebenik – Jabllanicë.

Parku Kombëtar i Ekosistemit Shebenik-Jabllanicë shtrihet ne verilindje të vendit tonë, në kufijtë e administrimit pyjor të Librazhdit. Ai është shpallur Park Kombëtar me vlera të larta ekoturistike, në përshtatje me konventat ndërkombëtare për shtimin e sipërfaqeve të mbrojtura.Parku ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 33, 927,66 ha, ku pjesën kryesore e zënë pyjet, kullotat, tokat bujqësore e ato joprodhuese, shkëmbore, si dhe trojet. Ai shtrihet brenda këtyre kufijve:

Vlerat  ekoturistike të Parkut,  flora dhe fauna.

Përsa u përket vlerave ekologjike mund te themi se janë të shumta, si flora e fauna, ashtu edhe peizazhet turistike, me pyjet te larte ahu, bredhi, pishe të zezë, dushqesh, shkurresh e llojshmëri e pasur bimësie barishtore. Vlera të veçanta ka hidrografia,me lumenj, përrenj, liqene artificialë, burime(gurra) dhe pellgje ujore karstike. Fauna është e pasur me lloje të shumta, por një pjesë janë te rrezikuara, si rrëqebulli, kaprolli, dhia e egër, etj. Llojet e tjera që hasen janë: derri i egër, gjeli i egër, thëllëza e malit, grifsha dhe shume lloje harabelësh. Po ashtu, ka shumë lloje zvarranikësh e anfibësh (peshq) në lumenj e liqene, etj.

Turizmi

Turizmi në këtë zonë është në fazat e para të zhvillimit, megjithatë vizitorët nuk mungojnë. Kjo zonë parku, përveç vlerave turistike ka edhe pasuri kulturore e tradita të hershme. Ka mjaft monumente natyrore të shpallura apo jo, që mund të vizitohen nga turistët, studiuesit, etj. Përmendim  psh, fshatin  Llangë me shtëpi karakteristike me mure guri, trekatëshe, shumë vjeçare; Kishën e Koshorishtit, ndërtuar në  një  shpelle para mijëra vitesh,  liqenet karstike  Shebenik, liqenin e Fushë Studes, Vlaskën, Fushën e Dorëzit, Bredhin e Fushë Kuqes, Rrapin e Taksimit, Shkallën e Skënderbeut, Gurrën e Ariut e shumë të  tjera. Në  këtë zonë komuniteti organizon  mjaft  aktivitete social-kulturore e tradicionale, të  cilat  janë e vetmja frymëmarrje e këtij komuniteti dhe këto janë festat  tradicionale  që  festohen gati në çdo fshat të  madh  dhe kanë  secili  të  veçantat e veta, por nga pikëpamja e pjesëmarrjes janë shume të vlefshme, sepse marrin pjesë shumë nga anëtarët e komunitetit, të ftuar,  por dhe të  huaj. Kostumet popullore  tradicionale  ndryshojnë në  disa  fshatra  po  ashtu  edhe  këngët e vallet  popullore. Festat  kryesore që  zhvillohen  në  këtë  zonë  janë:  Festa “DOREZ”,  festë  mjaft e madhe, me aktivitete kulturore  tradicionale  në  terren  natyror. Po ashtu, festa e Shën Gjergjit  në  Steblevë, ajo e Qarrishtës, ajo e Rrajces, e Lunikut, etj.

Rrëqebulli: kafsha ‘’ekzotike’’ e Ballkanit, përtej gojëdhenave është e vërtetë, që është banor i rregullt i Librazhdit. Kjo kafshë që është quajtur si Tigri i Ballkanit është gjendur pikërisht në këtë zonë të Librazhdit.

Por si është e mundur që në një park kaq të vizituar, i shpallur si zonë e mbrojtur, të jepen jo pak por mbi 40 leje për HEC-e? Gjithashtu nuk merren masa edhe për personat e papërgjegjshëm, që presin pemë pa kriter dhe i përdorin ato për ngrohje e shitje. Gjithë kultura, flora dhe fauna apo liqenet e bukura akullnajore, rrezikojnë nga tharja e lumit Shkumbin pasi nuk furnizohen mjaftueshëm  me ujë. Edhe brezi i gjelbër i Ballkanit, rrezikon të prishë kurorën e tij nga humbja e shumë pyjeve… Projektet për ndërtimin e këtyre hidrocentraleve janë në fazat e tyre të fundit përsa i përket implementimit. Parashikohet që uji që përshkon këtë zonë të futet i tëri në tuba, si dhe do të ndërtohen njëra pas tjetrës një numër i madh godinash. Kjo do të çonte në prishjen e ekosistemit natyror, ndryshime të mëdha mikroklimatike në zonë, ulje të lagështirës ajrore, zhdukje të florës dhe faunës, ndikime në bimësinë. Gjithashtu dëmton rëndë mjedisin dhe ekonominë bujqësore të zonës. Rinia e Librazhdit përveç protestave të shumta, ka arritur me sukses të paktën të lobojë për respektimin e ujit ekologjik që është sasia e ujit, që u lihet fshatarëve për ujitje si dhe mjedisit përreth. Gjithashtu aktivistët e mjedisit Librazhd, nëpërmjet aplikacionit inovativ ‘’MJEDISI IM’’ kryejnë raportime të shumta e monitorime të gjendjes përsa i përket prerjes së pyjeve. Rezultatet kanë filluar të ndihen pak e nga pak pasi askush nuk guxon të presë më pemë kur e di që ka disa të rinj që do të raportojnë dhe kur e di se me ligjin e ri jo vetëm do të gjobitet por mund të përfundojë edhe në burg…

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s