Tirana dhe Elbasani me ajrin më të ndotur

Erikleda Dorezi

Shkaktarët: Trafiku, infrasruktura rrugore dhe punimet

Mjeket japin alarmin, 7 milion vdekje në vit

Ndotja e ajrit në vendin tonë vijon të jetë në nivele të larta, duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve. Sipas statistikave të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Tirana dhe Elbasani janë dy nga qytetet më të ndotur në Shqipëri. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Julian Beqiri thotë se grimcat e ngurta në ajër dhe pluhuri kanë si burim kryesor trafikun e rënduar, infrastrukturën e rrugëve dhe ndërtimet. Madje duke iu referuar ndërtimeve në kryeqytet, punimet për sheshin Skënderbej në 2010 dhe ato që kanë nisur në shtator të 2016 kanë shkaktuar pluhur në Kryeqytet. Madje duke sjellë edhe probleme në frymëmarrje, sidomos tek moshat e reja dhe të moshuarit.  Në Tiranë, dy janë zonat të cilat kanë dhe nivelin më të larta të grimcave të pluhurit, zona pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe ajo pranë ATSH-së.

Në muajt e verës, në periudhën Korrik – Gusht, ndotja është edhe më e madhe për shkak të nivele të larta të ozonit nga  temperaturat ekstreme dhe rrezatimit diellor. Qytetet e Shkodrës dhe Vlorës janë ato që gjatë periudhës Korrik-Gusht kanë edhe nivelin më të lartë të ndotjes. Duke iu referuar matjeve të AKM, monitorimi i kryer për periudhën 6-mujore rezulton një permiresim prej 15% te grimcave të pluhurit në ajër në kryeqytetet. Megjithatë, edhe qytetet e tjera në vend në periudha të caktuara niveli i ndotjes së ajrit është mbi normën e vendeve të  BE-së. Gjatë dimrit, në muajt janar-shkurt, qyteti i Korçës burimi kryesor I ajrit është përdorimi i druve të zjarrit për ngrohjen e banesave.

Më poshtë po publikojmë edhe intervistën e dhënë nga drejtori I Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, z. Julian Beqiri.

1.Flasim për ndotjen e ajrit. Sa shqetësues është kjo çështje për Shqipërinë dhe Tiranën?

Të dhënat e monitoruara për periudhën Janar – Qershor 2016 vazhdojnë të jenë mbi normat e BE-së për PM10 në stacionet e Tiranës, pranë zonës së AKM-së dhe ATSH-së, si dhe stacioni i Elbasanit, ndërsa stacionet e tjera referuar monitorimit të PM10 rezultojnë brenda normës së BE. Stacioni i Korçës paraqet tejkalim të parametrit të grimcave të ajrit vetëm për periudhën Janar – Shkurt, si pasojë e përdorimit të druve për ngrohje. Ndërsa monitorimi i ozonit (O3) rezulton mbi normën e BE-së në qytetin e Shkodrës dhe Vlorës ne periudhën Korrik – Gusht për shkak të temperaturave të larta dhe rrezatimit diellor.

  1. Cilët janë faktorët që ndikojnë më shumë në ndotjen e ajrit?

Ka shume burime ndotjeje në Shqipëri, ku sektori kryesor i ndotjes së ajrit urban është transporti, industria, bujqësia, përdorimi shtëpiak i produkteve, cilësia e karburanteve, ngrohja e banesave, ndërtimet dhe infrastruktura e rrugëve.

  1. Sipas statistikave tuaja, cilat janë qytetet më të ndotura na Shqipëri?

Bazuar në të dhënat e monitorimit të kryera nga AKM si me stacionet e palëvizshme edhe me ekspeditat monitoruese të kryera me stacionin mobile (stacion i lëvizshëm) krahasuar me vlerat limite të BE-së, kemi tejkalim të normës në Tiranë dhe Elbasan për parametrat PM10/PM2.5 dhe NO2, duke qenë se stacionet janë stacione trafiku. Në monitorimin e kryer në qytetin e Fierit si zonë industriale, SO2 rezulton të jetë mbi normat e BE-së. Ndërsa monitorimi në qytetin e Beratit rezultoi mbi normen e BE vetëm PM10 si pasojë e rrugeëve të dëmtuara dhe në faze rikonstruksioni.

  1. Po përsa i përket kryeqytetit, cilat janë zonat me ndotjen më të madhe të ajrit?

Monitorimi i kryer për periudhën 6 mujore krahasuar me 2015 rezulton të ketë një përmiresim prej 15% të PM10 tek Stacioni i ATSH dhe stacioni i AKM ne Tiranë. Në kuadër të vleresimit të situatës së ndotjes së ajrit në pikat e monitorimit të përmendura më sipër rezulton tejkalim i vlerave limite të BE për parametrat PM10, NO2, CO dhe Benzen në pikat 21 Dhjetori, Ish-MM (Rruga e Durësit), AKM (monitorimi i PM10) dhe Inspektoriati i Mjedisit si pasojë i shkarkimit të automjeteve si zona me trafik të renduar, pluhuri i rrugëve si rezultat i qarkullimit te automjeteve dhe ndërtimet për sheshin Skënderbej në Kryeqytet dhe ato infrastrukturore.

Por cilat janë problemet shëndetësore që shkakton ndotja e ajrit tek banorët e kryeqytetit?

Sipas OBSH që nga viti 2012, 7 milion persona në vit kanë humbur jetën si pasojë e ndotjes së ajrit. Sipas mjekes Alergologe, Mirela Hasanaj gjatë gjithë vitit në poliklinikën e Specialiteteve ka fluks në rritje të pacientëve që paraqiten  me problem rsepiratore dhe alergjike. Sipas mjekes, grupmosha më e prekur janë fëmijët e moshës 3-7 vjeç dhe të ritur nga mosha 40-70 vjeç kërkojnë diagnostikim dhe mjekim të efektshëm që shqetesimet që kanë të mos kalojnë në sëmudje kronike të parikuperueshme.

Më poshtë edhe intervista me mjeken Alergologe, Mirela Hasanaj:

  1. Ndotja e ajrit, pluhurat, sa ndikojnë në shëndetin e popullatës ?

OBSH e konsideron ndotjen e Ajrit, përgjegjëse kryesore në ndikimin e shëndetit të popullatës. Që ne vitin 2012 janë regjistruar 7 milion vdekje të parakohshme në vit. Ndotja e mjedisit më së shumti shkaktohet nga shtimi i CO2(dyoksidi i karbonit) në ajër dhe ajri që thithim çdo ditë është një përzierje substancash të padukshme që shkaktojnë kancerin në mushkëri.

  1. Cilat janë ato semundje që shkaktar kryesor kanë ndotjen e ajrit?

Po ka shumë sëmundje që lidhen drejtpërdrejtë me ndotjen e ajrit, dhe disa prej tyre janë: sëmundjet kardiovaskulare, bronshiti kronik, astma bronkiale, sëmundjet alergjike, pneomonitë dhe migrena.

  1.  Nisur edhe nga rastet e paraqitura në Poliklinikën që ju drejtoni, cilat janë ato grupmosha që shfaqin më shumë probleme në frymëmarrje?

Grupmoshat variojnë sipas problemeve që ato kanë dhe sipas stinës. Rastet më të shpeshta që kërkojnë vizita mjekësore të specializuara janë fëmijët e moshës 3-7 vjeç dhe të rritur nga mosha 40-70 vjeç që hasin probleme shqetësuese mjekësore dhe kërkojnë diagnostikim dhe mjekim të efektshëm që shqetësimet që kanë të mos kalojnë në sëmundje kronike të parikuperueshme.

  1. Kur paraqiten më shumë pacientë, gjate stinës së verës apo të dimrit?

Pothuajse gjatë gjithë vitit ne kemi një fluks në rritje të të sëmurëve,  sidomos me probleme respiratore dhe alergjike. Stinët që favorizojnë më tepër këto sëmundje janë,pranvera sepse në këtë periudhë është koha e polenizimit dhe periudha e dimrit si pasojë e viruseve gripale që e rëndojnë klinikën e të sëmurit. Periudha e verës është më e favorshme dhe jep më tepër shqetësime tek pacientët me probleme kardiovaskulare.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s