Autor: Moderatori

Mungesa e zbatimit të ligjit sjell shkatërrim të mjedisit

Sonila Mesareja

Konstatimi/ Ekspertët mjedisorë: Mungon monitorimi, vlerësimi mjedisor, bashkëpunimi dhe buxheti

Kemi ligje të mira, por për fat të keq nuk ka zbatueshmëri sa dhe si duhet. Ky konstatim reflektohet në takime dhe tryeza të ndryshme nga shqiptarë dhe të huaj kur diskutohen problematika të hasura në vendin tonë për sektorë të ndryshëm. Një prej fushave ku ka në fakt ligje të mira, por jo zbatueshmëri sa duhet, është edhe mjedisi. Madje, kjo është theksuar edhe në progres-raportin e BE-së për vitin 2014, ku në një prej kapitujve zinin një vend të rëndësishëm edhe problemet e rënda në fushën e mjedisit dhe ndryshimet klimatike. Sipas ndërkombëtarëve, në fushën e mjedisit nevojitet më shumë punë për harmonizimin e legjislacionit horizontal, sidomos me Direktivën e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe Direktivën mbi Krimin Mjedisor. Vazhdoni me leximin e “Mungesa e zbatimit të ligjit sjell shkatërrim të mjedisit”

Radoni vret si cilësia e ndotur e ajrit, asnjë matje dhe kontroll në vite

Sonila Mesareja

Ekspertët: Dëmton mushkritë dhe shkakton kancer, duhet kujdes në zyra dhe banesa. Ajrosini shpesh. Ekspertët Mema e Deliu: Nuk ka asnjë raport për nivelin e ndotjes nga radoni në Tiranë. AKM: Vetëm cilësinë e ajrit kemi matur, për nivelin e radonit nuk kemi asnjë të dhënë apo raport

 Radoni, ashtu si dhe cilësia e ndotur e ajrit, në vend vrasin njëlloj, ngadalë dhe pa e kuptuar. Askush nuk e ka marrë ende seriozisht kontrollin e nivelit të radonit në vend, aq sa në raportet vjetore për mjedisin, mungon një aneks i veçantë ku të flitet për ndotjen që i vjen mjedisit nga ky gaz radioaktiv. Për të marrë një informacion lidhur me matjet që kanë bërë ekspertët për nivelin e radonit në kryeqytet kërkuam një informacion nga Agjensia Kombëtare e Mjedisit, por aty na thanë se mund të na jepnin në kohë reale informacion për ndotjen e ajrit, ujit por jo për radonin. Vazhdoni me leximin e “Radoni vret si cilësia e ndotur e ajrit, asnjë matje dhe kontroll në vite”

Të jetosh në Tiranë po bëhet mision i pamundur

Sebastjan Zonja

Moratorium për prerjen e pyjeve, moratorium për ndërtimet pa leje, moratorium për gjuetinë… dhe sa moratoriume, masa drastike të tjera duhen për t’i rikthyer së paku një pamje natyrale Shqipërisë. Nëpër  çdo rrugicë të Tiranës që lëviz, sheh lart një qiell të prangosur nga telat e korrentit dhe të internetit, nuk të bën hije asnjë pemë tek rrotullohesh nëpër qytet dhe një ndotje akustike të tmerrshme nga boritë e makinave, ndotje vizuale nga disa ngjyra pallatesh që duken sikur dalin nga Bota e Çudirave të Lizës. Një vend mesdhetar, plot diell, që lyen pallate ngjyrë lejla, të zinj!!! Një qytet që e shoh plot me trishtim sepse nuk shoh dot qiellin nga pallati, por gazmaraz se me telekomandën time mund t’i ndërroj stacionin e televizorit komshiut. Vazhdoni me leximin e “Të jetosh në Tiranë po bëhet mision i pamundur”

Njëzet përqind e kazanëve të plehrave nuk dezinfektohen, burim sëmundjesh

Ola Mitre

Në rreth 20% të rasteve, kontenierët e mbetjeve nuk dezinfektohen, duke u kthyer në burim sëmundjesh për banorët përreth”. Ky është një prej përfundimeve në të cilin ka arritur studimi i realizuar nga Instituti i Shëndetit Publik në lidhje me situatën higjeno-sanitare të sistemit të grumbullimit të mbetjeve të ngurta urbane në vend. ISHP, përmes një formulari kërkoi informacione nga inspektimet shëndetësore në lidhje me numrin dhe gjendjen fizike të kontenierëve publikë të vendosur, pastrimin, dezinfektimin e tyre, frekuencën e mbledhjes së mbetjeve, etj. Ndërkohë që, pas përpunimit të informacionit, rezultoi se vetëm në 80% të rasteve kontenierët dezinfektoheshin. Përsa i përket rritjes së frekuencës së grumbullimit të mbetjeve urbane nga kontenierët publikë nga ana e bashkisë apo kompanive të pastrimit gjatë stinës së verës, rezultoi se në 20% të rasteve nuk ka rritje të frekuencës. Vazhdoni me leximin e “Njëzet përqind e kazanëve të plehrave nuk dezinfektohen, burim sëmundjesh”

Pylli i (pa) Fazanëve, kush e largoi shpendin simbol të ish-kënetës së Maliqit!

Mirel Sheme

“Vetëm atëherë kur druri i fundit të jetë prerë, atëherë kur lumi i fundit të jetë helmuar, atëherë kur peshku i fundit të jetë zënë, vetëm atëherë do të kuptojmë që paraja s’mund të hahet”, ky është një proverb i fisit indian Cree, që sot më shumë se kurrë na vendos përpara përgjegjësisë për masakrën që prej kohësh po i shkaktojmë mjedisit.

Qarku i Korçës është një nga zonat më të rëndësishme të Republikës së Shqipërisë, pozita gjeografike, klima, historia i ofrojnë shumë vizitorëve të huaj dhe vendas.

Zona e Korçës ofron qendra të rëndësishme turistike si Voskopoja, Dardha, Boboshtica, Vithkuqi, Prespa etj. Duke u nisur nga Tirana, rreth 13 kilometër para arritur në qytetin e Korçës, në juglindje të Shqipërisë, në krahun e djathtë të rrugës nacionale Pogradec – Korçë, ndodhet qyteza e Maliqit. Vazhdoni me leximin e “Pylli i (pa) Fazanëve, kush e largoi shpendin simbol të ish-kënetës së Maliqit!”

Rruga si faktor kyç i zhvillimit dhe mbrojtjes së mjedisit

Mariglen Bita

U bë tashmë një kohë e gjatë që në mediat shqiptare të çdo lloj forme  trajtohen problematika të infrastrukturës dhe padyshim fjala rrugë apo mungesa e një rruge përbëjnë edhe kryefjalën e çdo fjalie. Edhe këtë here, bëhet sërish fjalë për një rrugë, por me specifikën se ndërtimi apo sjellja e saj në  parametra bashkëkohorë nuk i shërben thjesht publikut, por ruajtjes së mjedisit si edhe kthimit në realitet të një vizioni. Bëhet fjalë për rrugën qe të, çon nga Drenova e Korçës e deri në brendësi të parkut kombëtar “Bredhi i Drenovës” i njohur për banorët e rajonit të Korçës edhe si “Parku i Bozdovecit”. Bëhet fjalë për një distancë prej gati 4 km që nga hyrja e parkut e deri në qendër të tij. Ndërsa duhet thënë se distance nga qyteti i Korçës e deri në hyrje të parkut është vetëm 6 km. Vazhdoni me leximin e “Rruga si faktor kyç i zhvillimit dhe mbrojtjes së mjedisit”

Diferencimi i mbetjeve

Laert Miraku

A dëshiron të jesh tani në këtë moment ‘trendy’, në modë, interesant, i ndjekur, me followers? A dëshiron të ndihesh pjesë e bisedave të kafeneve, thashethemeve, debateve parlamentare, analizave të thelluara të specialistëve, debateve me zhurmues politikanë dhe analistëve gjithologë? A dëshiron të jesh pjesë e mediave tradicionale dhe rrjeteve sociale? A do të jesh simpatizant i qeverisë, mbështetës i opozitës apo përkrahës i shoqërisë civile? Ti biem shkurt. A do të biesh në sy, të jesh në maja, të flasësh çfarë të duash? Mjafton që të jesh në trendin e momentit. Atëherë fol për plehrat, mbetjet a quaji si të duash. Mjafton që fjala plehra dhe mbetje të përmendet nga ju dhe jeni shumë në rregull. Keni kapur kohën tuaj. Vazhdoni me leximin e “Diferencimi i mbetjeve”

Ndotja në Tiranë nëpërmjet kontenierëve

Klodjan Karaj

Mes Tiranës që duhet të ishte, dhe asaj që na paraqitet sot, ka në mes një hendek, që vështirë se mund të zhduket. Mjafton të ngjitesh në disa kodra të kryeqytetit për të parë perden e pluhurit që mbulon aktivitetin e përditshëm njerëzor. Ndotja e ajrit në kryeqytet është jashtë çdo lloj norme dhe kriteri të vendosur nga bashkimi europian. Duke u specifikuar në një prej komponentëve që përbëjnë shkaqet e ndotjes në Tiranë, siç janë kontenierët e mbetjeve, aty kupton se sa vëmendje i kushtohet mjedisit. Kazanë të tejmbushur me mbeturina nga të gjitha llojet, të tjerë të rënë përtokë nga mbingarkesa, ka edhe kafshë, më së shumti qen, që ushqehen me to. Vazhdoni me leximin e “Ndotja në Tiranë nëpërmjet kontenierëve”

Shkronjat e para të alfabetit duhet të jenë M, J, E, D, I, S

Jona Mançellari

Protesta kundër mbetjeve kur jemi të mbytur në plehra……..

Si mund të protestojnë për plehrat ata që i hedhin çdo ditë në rrugë,  në shkallë?!

Rikthimi i debatit për importin e mbetjeve në Shqipëri ka bërë që të rinisin protestat në Tiranë nga grupe të ndryshme të shoqërisë civile.

“E para ishte kjo qeveri që para 3 vjetësh e anuloi përfundimisht dhe sot rikthehet me një teori të veçantë. Kush na siguron ne që nuk do të importohen mbetje të rrezikshme? Ligji për importin e mbetjeve nuk jep siguri”, tha njëri prej protestuesve në protestën e para pak ditësh te Piramida. Vazhdoni me leximin e “Shkronjat e para të alfabetit duhet të jenë M, J, E, D, I, S”

Një japonez kujdestar për Pelikanin Kaçurrel

Esiona Konomi

Reportazh

Si e shfarosi bonifikimi dhe telat e korrentit mbretin e Lagunës së Karavastasë

Nëse dikur të gjithë e njihnin Divjakën për plazhin e saj dhe lagunën, sot të gjithë padyshim e njohin për avionin e rrëzuar të drogës dhe të famshmin “Riforamto”. Pakkush nga ne e di se veç pyllit me pisha të buta, plazhit të gjerë ranor, jodit të detit dhe restoranteve të veçanta, në Lagunën e Karavastasë jeton dikush që është në kërkim ndërkombëtar.

Po, po. Një gjallesë e rrallë dhe në rrezik zhdukjeje jeton në dy ishuj të izoluar nga laguna. Pelikani  Kaçurrel jeton vetëm në këtë lagunë dhe për këtë arsye ngjall një interes të lartë të të gjithë specialistëve të fushës, sikundër dhe interesin e kujtdo që i dëgjon emrin. Vazhdoni me leximin e “Një japonez kujdestar për Pelikanin Kaçurrel”