Ndotja në Tiranë nëpërmjet kontenierëve

Klodjan Karaj

Mes Tiranës që duhet të ishte, dhe asaj që na paraqitet sot, ka në mes një hendek, që vështirë se mund të zhduket. Mjafton të ngjitesh në disa kodra të kryeqytetit për të parë perden e pluhurit që mbulon aktivitetin e përditshëm njerëzor. Ndotja e ajrit në kryeqytet është jashtë çdo lloj norme dhe kriteri të vendosur nga bashkimi europian. Duke u specifikuar në një prej komponentëve që përbëjnë shkaqet e ndotjes në Tiranë, siç janë kontenierët e mbetjeve, aty kupton se sa vëmendje i kushtohet mjedisit. Kazanë të tejmbushur me mbeturina nga të gjitha llojet, të tjerë të rënë përtokë nga mbingarkesa, ka edhe kafshë, më së shumti qen, që ushqehen me to. Ligji për mbetjet është shumë i qartë në çështjen e menaxhimit të tyre në kontenierë. Ligji numër 8094, për largimin publik të mbeturinave ngarkon me përgjegjësi edhe prodhuesin e tyre, por edhe kontraktorin që është kompetent për pastrim. Duke u ndalur në nenin 7, që flet për dorëzimin e mbeturinave, thuhet se ky proces bëhet nën kujdesin dhe përgjegjësinë e prodhuesit të mbeturinave. Ja neni përkatës që e vërteton këtë fakt.

img01

Por le të shohim të ilustruar me foto se sa zbatohet ligji në kontenierët e Tiranës. Shkrepja e kësaj fotografie është realizuar në një prej zonave më të populluara, sic është tregu i madh i Medresesë. Shihet qartë që mbeturinat jo vetëm që nuk janë të mbështjella, por të përhapura edhe jashtë kontenierit. Ndoshta në këtë pikë, një pjesë e përgjegjësve janë edhe ata të cilët sigurojnë jetesën duke mbledhur mbeturinat e kazanëve. por gjithëesesi, kjo nuk e justifikon aspak situatën.

img02     img03

Situata është vërtetë problematike. Kudërmimi i kontenierëve të mbetjeve të shoqëron për disa metra, pasi mungon kapaku mbulues për ta, edhe pse është e qartë në ligj. Mjedisi në qytet dhe ndotja e ajrit vijon të jetë problematike pothuaj në të gjitha zonat. Shpesh hasemi me fenomene nga më të cuditshme, që te ushqyerja e kafshëve me mbetje, deri te tërheqja zvarrë e plerave, duke e transportuar ndotjen edhe në vende të tjera. Një burim i pastër infeksioni për cdo qytetar. Sipas nenit 12, ndalohet kategorikisht mbushja me mbetje e një kontenieri, më shumë se ¼ e vëllimit të tij. Por a ndodh një gjë e tillë? Jo. Përkundrazi, mbeturinat janë aq në masë prezente, por edhe të derdhura në tokë. I kontaktuar për këtë problematikë, ambientalisti, Lavdosh Ferruni deklaron se Tirana në këtë drejtim nuk ka pasur ndonjëherë sukses. Sipas tij, autoritetet ligjzbatuese duhet të marrin masa jo vetëm për pajisjen e kontenierëve me papakë, por të gjejnë edhe mekanizma për të mos lejuar hedhjen e mbetjeve me përmbajtje të rrezikshme. “Është problem. Problem i mbartur ndër vite. Vështirë se mund të përmirësohet. Problemi është i shtrirë në disa hallka, si ato institucionale, por edhe qytetare. Duhet medoemos që të merren masa për të përmirësuar këtë lloj ndotje të rrezikshme. Mekanizmat duhet të shtrihen si në drejtimin e mbullimit të kontenierëve, ashtu edhe në ndërgjegjësimin e qytetarëve për të mos hedhur në kontenier cdo mbetje të mundshme”-shprehet ambientalisti Ferruni. Por sa e njohin qytetarët ligjin? Aspak. Të pyetur rastësisht në rrugë, asnjëri prej tyre nuk e ka idenë se si duhet të funksionojë, dhe e shohin si dicka të rëndomtë, pa e kuptuar se kthehet në një rrezik potencial edhe për vetë ata.

img04

Ndërkohë, sikur të mos mjaftonte ndotja që mbartin kontenierët, edhe automjetet që kryehnë pastrimin janë po aq të ndotura dhe potencial për prishjen e ajrit. Na ndodh rëndom, sidomos orëve të vona, që të shohim automjete të tonazhit të rëndë, të cilat pastrojnë kazanët e mbeturinave. Asnjë prej kushteve higjenike nuk i përmbushin këto mjete transportuse. Sërish duke e bërë ballafaqimin me ligjin, në nenin 10 thuhet se “Shërbimi i transportit të mbeturinave kryhet me mjete që sigurojnë respektimin e kërkesave higjeniko-shëndetësore dhe ekologjike”. Jo vetëm që kjo nuk ndodh, por ndotja e tyre përhapet edhe në rrugët e qytetit.

img05

Duket se kjo situatë do të vijojë për një kohë të gjatë, ndoshta përgjithmonë. Mbetet për tu parë nëse miratimi i ligjit që i hap rrugë importit të mbetjeve do të përmirësojë sadopak këtë element që po ndot çdo ditë e më tepër ajrin në kryeqytet.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s