Rreth faqes

Shkrime rreth problemeve të mjedisit

Instituti Shqiptar i Medias ftoi gazetarët e medias shqiptare që të marrin pjesë në thirrjen për artikuj për problemet mjedisore në vend dhe rolin e rinisë në mbrojtjen e mjedisit. Kjo thirrje synonte  të mbulonte një gamë të gjerë temash dhe problematikash për mjedisin si një nga temat më të mprehta të momentit.
Gjithashtu thirrja kishte për qëllim t’u jepte mundësinë gazetarëve të rinj të lëvrojnë një temë që jo gjithnjë zë vend në median shqiptare. Tematikat e këtyre shkrimeve mbulojnë çështje mjedisore të tilla si abuzimi me ambientin, roli i organeve shtetërore dhe subjekteve private në lidhje me ambientin, dëmet mjedisore, menaxhimi i mbetjeve urbane, ndotja e ambientit, si dhe iniciativat shtetërore apo nga organizma të tjerë në lidhje me ambientin.
Blogu përmban rreth 20 shkrime dhe është i hapur për komente.
Ky blog u krijua në kuadrin e projektit “Përmirësimi i pasqyrimit të çështjeve të mjedisit në median shqiptare”, të zbatuar me mbështetjen financiare të Agjensicë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.
Instituti Shqiptar i Medias
Rr. Gjin Bue Shpata, nr.8, Tiranë, Tel/fax: +355 42229800.
http://www.institutemedia.org

Advertisements