Shkronjat e para të alfabetit duhet të jenë M, J, E, D, I, S

Jona Mançellari

Protesta kundër mbetjeve kur jemi të mbytur në plehra……..

Si mund të protestojnë për plehrat ata që i hedhin çdo ditë në rrugë,  në shkallë?!

Rikthimi i debatit për importin e mbetjeve në Shqipëri ka bërë që të rinisin protestat në Tiranë nga grupe të ndryshme të shoqërisë civile.

“E para ishte kjo qeveri që para 3 vjetësh e anuloi përfundimisht dhe sot rikthehet me një teori të veçantë. Kush na siguron ne që nuk do të importohen mbetje të rrezikshme? Ligji për importin e mbetjeve nuk jep siguri”, tha njëri prej protestuesve në protestën e para pak ditësh te Piramida.

Sërish këtë të enjte është dërguar në Parlament nga Partia Socialiste drafti i ligjit për “Menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

Projektligji  saktëson se bëhet fjalë për import të mbetjeve që futen në listën jeshile të Bashkimit Europian, pra jo ndotëse. Por për aktivistin Lavdosh Feruni, kjo nismë rrezikon mjedisin dhe Shqipëria, ç’ka do të na  kthejë në koshin e Europës.

Një nga themeluesit e Aleancës Kundër Importit të Plehrave, Andi Tepelena shprehet se “Në relacionin e deputetit Shalsi thuhet që ka përmirësime në doganë në infrasktrukurë dhe në personel të trajnuar, por nuk specifikohet çfarë trajnimesh janë bërë që do të garantonte kontrollin e cilësisë së mbetjeve të importit. Argumentimi ne lidhje me sistemin e kontrollit doganor është sipërfaqësor dhe i paqartë. Kjo nuk garanton si do të kontrollohen, çfarë teknologjie do të përdoret.

Më herët LSI ka patur në qëndrim të ndryshëm për importin e plehrave ku shqetësimin e ka ngritur vete Ilir Meta, i cili bëri të ditur se partia e tij është e vendosur të parandalojë çdo rrezik qe mund t’u vijë shqiptarëve nga importi i plehrave. Nisur nga ky shqetësim, LSI ka propozuar një amendament shtesë në projektligj. Ky amendament i Lëvizjes Socialiste për Integrim synon t’i japë shoqërisë civile të drejtën e verifikimit të imtësishëm të mbetjeve që vijnë nga jashtë.

Për këtë projektligj ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në fb ku akuzon kreun e qeverisë se ka marrë një ryshfet prej 4 milionë euro për t’i hapur rrugë importit të mbetjeve urbane, ligj të cilin Rama e  shfuqizoi ditën e parë në zyrën e Kryeministrit.

Më 25 korrik të vitit 2012, kryeministri Berisha ka firmosur vendimin që autorizon kompaninë “Everest IE” për importimin e mbetjeve të polietilenit në Shqipëri. sipas këtij vendimi, sasia e mbetjeve të polietilenit që importohet, sipas kodeve të referuara do të jetë 4 500 tonë. Mbetjet importohen nga vendet e BE-së dhe transporti do të bëhet në rrugë tokësore dhe detare. Ky vendim i Këshillit të Ministrave i cili hyri në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare të ligjit për “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, u kontestua fort asokohe nga përfaqësuesit e shoqërisë civile. Sipas tyre, ligji lejonte edhe importin me qëllim djegien e plehrave brenda territorit të vendit.

Ligji u kthye asokohe nga Presidenti Topi, por mazhoranca e kohës, përmes debateve të ashpra  e rrëzoi dekretin e Presidentit Topi me 73 vota dhe 59 votat e opozitës, PS-së, ishin për rishikimin e ligjit pasi ajo lëshoi alarmin Shqipëria kthehej në një depo plehrash me atë ligj.

“Kthimi i ligjit të mbetjeve në parlament nga Presidenti i Republikës është tërësisht politik. Komisioni Evropian ka një listë se cilat janë mbetjet e parrezikshme. Importi i mbetjeve urbane është një proces konstant”, tha Berisha.

Sipas ish kreut të qeverisë Berisha, Shqipëria do të pranonte vetëm 50 lloje mbetjesh nga lista e Komisionit Europian.

“Sipas ligjit, mbetjet nuk do të magazinohen, por do të përpunohen. Aleanca e Plehut servir vetëm mashtrime. Ftoj shoqërinë civile të monitorojë procesin e importit”, tha Berisha.

Shoqëria civile e ka ndjekur me protesta këtë ligj, si para 4 vitesh si sot. Në protestat e ndryshme para Kuvendit përfaqësues të shoqërisë civile mbanin në duar pankarta “Përfaqësues të popullit mos votoni ligjin që vret popullin tuaj”.

E bëra këtë renditje faktesh, por e dini ç’mendoj në të vërtetë?

Nuk duhet t’ia nis fare nga poltikanët, nga qeveritarët, nga pushtetarët  sado të përlyer qofshin.

Jo, dua të nis të shkruaj për të gjithë ju bashkëqytetarët e mi të dashur, për të gjithë ju me të cilët ndaj çdo ditë  shkallët  e  pallatit, oborrin e lagjes ku jetoj, rrugicën që dal nga pallati  ku unë  jetoj, të gjithë ju të njohur e të panjohur që ju ndesh në rrugët e kryeqytetit .

Po  gëlojnë mediat e Shqipërisë çdo ditë nga shkrimet,  kronikat, investigimet për mbetjet që do të na vijnë në Shqipëri, absolutisht shumë mirë bëjnë, madje faleminderit  gazetarëve për punën, por le të shkojmë pak më tej.

Si bëhen plerat?  Mos bien plehrat nga qielli? A i hedh dikush dhe zhduket dhe ne se njohim atë dreq fajtori?

Plehrat i bëjmë unë dhe ti askush tjetër…..

Irritimi im , këto  rreshta që po hedh tani do ti dedikoj ty që  cdo mëngjes  ngaqë vishesh bukur për të shkuar në punë  dhe plehrat , atë qesen me plehra nuk e merr dot me vete  se të prish bukurinë e fustanit, të humbet  erën e parfumit tënd të shtrenjtë  ose 5000 lekësh.

E pra kështu më ndodhi një  ditë , ishte ora 8 e mëngjesit  , ishte ora që duhet të dilja për  të shkuar në  punë, hap derën dhe cfarë të shihja ?!!!

Një qese e zezë   në mes të shkallës, erë qelbsillëk. Fillova të ngrija zërin  për të shprehur indinjatën time,   e kush më dëgjoi ?  Se  di se kush, po uroj që prapa  dyerve të komshinjve të mi të ketë qëndruar  dikush  i fshehur por mbi të gjitha  që të jetë skuqur   nga turpi,  nese ka turp kuptohet!!!!!!!

Nëse po lexon këtë  shkrim mbase  do mërzitesh se do thuash oooo….  këtë e dimë se cdo ditë na ndodhë, nuk ka problem  ….

Mua personalisht kjo më nervozon ,  mungesa më elementare e kulturës e respektit për veten e jo më për të  tjerët….

Po fajtore nuk janë betimet që bëjne aktin por edhe ata që i bashkëngjiten aktit..

E di kush po na vret ne ????  Mungesa e kulturës  që ka ngjitur kërthiznën me  HESHTJEN

Nejse. , ende skam mbaruar ,  më mjaftoi një  gjysëm dite  që ta shikoja  debatin e zgjatur  të plehrave me një sy tjetër .

Pasi pash qesen më plehra ,  zbres nga ashensori dhe pyes sanitaren e shkalles :

– Aman moj të lutem  kush mi lë cdo ditë ato plehrat te dera e shtëpisë?

  • E mi ajo e katit të 10!!!
  • Kush????? Gjykatësja moj????
  • E moj ajo , ajo që del e veshur e pispillosur cdo ditë , këto me puën të rëndësishme që e mbajn veten për zonja të mëdha  janë më keq!!

U habita , ika cfarë të  bëja , e përshëndeta  zonjën e nderuar që më  mban pastër oborrin e pallatit  dhe shkallën dhe mora rrugën për në punë.

Hipa  në autobus  , bëj të ulem , u ngrita  direkt sikur më zuri korenti ,  dikush kishte  shfryrë mirë e mirë në fasoletë  hundët e tij ose të saja  të mëdha dhe e kishte lën fasoletën    në sediljen e autobusit.

O zot thash , po nuk  e mbanin dot në dorë sa të dilnin nga autobusi , të gjenin një kosh dhe ta  hidhnin?

Mu bën dy , komshia  dhe ai  tipi që nuk e njoh por që më kishte lën peshqesh  një gjë që nuk i duhej më.

U mbështeta  diku e po mendoja. O Jona seriozisht  i bëre pyetje vetes para disa ditësh  pse nuk kishte shumë  qytetarë në proteste para parlamentit  për importin e plehrave në Shqipëri?

Po si  mund ta kisha menduar unë një gjë te tillë ,  kur unë akoma në këtë kryeqytet jetoj me  njerëz  që kanë  ”pordh “ por kulturë nuk kanë, me këtë vend  ku ai nuk mendon që të ketë një mjedis më të pastër , as ambjente  të pastra  por si të shfry hundët dhe me lezet sikur i ra padashje  të më lër fasoletën  në sediljen  e autobusit.

Nuk e doja më vetën , u zhgënjeva nga vetja dhe akoma më shumë  u futa në optimizëm  që cdo ditë e më shumë shtohet nga gjërat  që shoh  e që më rrethojnë.

Mbase këto ju duken gjëra të vogla por  për mua janë  veprime të vogla por me domethënie të mëdha  , tregojnë kulturë, emancipim , nëse  ju pëlqen tregon edhe që jemi vend “evropian”.

Ne kërkojmë ndërgjegjësim për  cështje super madhore si importi i plerave kur ne nuk dimë  që  plehrat nuk hidhen në tokë ?

Sot  i them vetes cfarë mëndove kur kërkove  më shumë  shqiptarë  në protestë para parlamentit?

……….. Rruga ime  për të mbërritur në punë  nuk kishte përfunduar, pasi zbrita nga autobusi eca  pak.

Ptuuuuuuuuuuuuuuuu , para këmbëve njëri që më pështyu!!! U thash ,  kush është , cfarë i  kam bër? Nuk e njihja , a jo, jo  ishte një djalë i ri që thjeshtë  kushte nevojë të  pështynte!!

Mu kujtua një miku im , doktor , teksa ecnim një ditë  po flsinim për  një  ligj që gjasme do fillonte të zbatohej,  se nëse ti kapeshe duke  pështyrë në tokë gjobiteshe.

Miku im  më shpegoi se  ajo ishte një burim shumë i mire infeksioni, përhapja  e atyre infeksioneve në mjedis  sëmurte  gjithkënd  përreth tij.

E pash , iku dhe ky thash,  po të kishte  shtet ,  nja tre i pash vetëm unë që ti  plotësoja ndonjë gjobë.

 

Por  rruga ime e punës  nuk do mbyllej kështu, fati kishte  rezervaur dicka tjetër për mua, “qershia mbi tortë”.

Pak para  ambjenteve të vendit  ku unë punoj , është bërë  një  farë lulishte e vogël  me  një gishtë  bar , dy rripa beton ku fëmijët  luajnë   në mëngjes  dhe pasdite, vendi  ku prindërit nxjerrin fëmijët e tyre  për të kaluar kohën . Meqe nuk ka  stola ,ato  janë   zëvëndësuar  nga trotuaret e rrugës  që kalon aty.  Aty eci dhe unë që shkoj në punë. Ec e  ec , kam një zakon të mirë eci me kokën posht ,  e cfarë të shihja? Asgjë më pak e asgjë më shumë se    jashtëqitje.    Ndonjë mami   që do ketë dal me  fëmijën e saj  i ka rën për shkurt, e ka ulur fëmijën aty e ka mbaruar punë përnjëher.

Kam parë plot herë edhe nëna që i japin gji  edhe  gjyshe  që i ulin fëmijët aty mes trotuarit që fëmijët  të mbarojnë  nevojat e tyre personale  por  ku  desh e shkela   dhe për më tepër  pas asaj dite që kisha parë  boll  thash vetëm një fjalë që deri dje nuk e  mbështesja  si  teori

KY POPULL MERR ATË QË MERITON…..

Të shpresoj unë që Shqipëria ime të ketë një mjedis më të pastër ,  ku  plerat  i kam te dera e shtëpisë, ku  rruga ku eci cdo ditë  ka fekale , ujëra të zeza që duket sikur na i lën  nëpër rrugë a thua se janë parfum e  jo  helm, infeksione, plehra që më varen te telat e korentit nëpër  lagje, kosha plerash  që nuk   u dalin  dhe njerëzit shkojn e i hedhin kudo.

Së dyti, unë shpresojë që  këta të dalin apo të arrijnë të kuptojën importin e plerave , dëmet   kur këta i bëjn mutin vetes cdo dite ??????!!!!!!!!!!!

Ajo që uroj më shpirt  është  që brezi që do  të vi të mësoj  pa folur mirë  6 shkronjat  M, J, E, D, I, S

Dhe unë po të jem gjallë  do shkruaj prap ,  pse shqiptarët dalin apo nuk dalin pra për të protestuar!!!!

Deri atëher  mësofshi edhe ju të mëdhenjtë këto 6 shkronja dhe  ju pafsha sa më shumë  në

“PROTESTA”

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s